Në rrjete sociale e pamë teksa ishte e mbushur me lule dhe ëmbëlsira, por jo, ditëlindja e Adelina Tahirit nuk përfundon me dhurata të kalibrit të tillë.
Në ‘Your face sounds familiar’ shkupjanja tregoi se kjo është ditëlindja më e mirë që ka pasur ndonjëherë teksa si dhuratë ka pranuar një veturë të tipit Mercedes Benz megjithëse nuk arriti të specifikojë llojin.
Prindërit e Adelinës ishin ata që vendosën ta suprizojnë në këtë mënyrë bijën e tyre e cila, nga eksperienca jo shumë e mirë e pak javëve më parë në Tiranë, nuk e ka marrë me vete makinën në Tiranë.
Ta gëzojë veturën! /PRIVE.AL