“2 milionë njerz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet me na sponzorizu si shtet”, shkroi së fundmi Rina në një postim të saj në rrjetin social Instagram.
Dukshëm postimi targeton gratë që bëjnë ndërhyrje estetike dhe që kopjojnë stilin e të veshurit të ikonës botërore.
E duket se më në fund është kuptuar se me kë e ka reperja e njohur.
Ajo duket të jetë përfshirë në një polemikë me Erza Jusajn, personazh jopublik por që ndiqet e njihet nga gjeneratat e reja. Kjo e fundit ia ka kthyer me postime në Story çështjen e Jenner dhe i ka kujtuar se një prej klipeve, Rina e ka xhiruar në shtëpinë e saj.
Nuk dihet zanafilla e përplasjes në distancë mes vajzave por duke e ditur natyrën e Rinës që nuk i përton situatave të tilla, nuk na habitë asgjë në këtë rast! /Prive.al