Zbulohet rezultati i testit të drogës së këngëtarit që përfaqësoi Italinë në Eurovision

By

Damiano David, vokalisti i grupit “Maneskin” ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Përfaqësuesit e Italisë në Eurovision, të cilët u shpallën fitues vendosën që të testoheshin për t’i kanë dhënë fund zërave që po qarkullonin në media.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit evropian.

Artikuj të ngjashëm