Zbulohet më në fund partneri i gazetares së njohur shqiptare (FOTO)

By

Shumë risi ka pasur së fundmi në karrierën e moderatores Eni Vasili.

Ajo bëri hap të madh me kalimin nga një kanal informativ në Top Channel në sezonin e ri.

Me koncept e dizajn të ri, Vasili nisi emisionin politik ‘Open’ që ka rezultuar goxha i ndjekur e i suksesshëm në pak muaj transmetim, përballë konkurencës së fortë, sidomos nga Blendi Fevziu.

Por, risitë në karrierë duket të mos jenë të vetmet.

Eni ka nisur një lidhjë të re. Bëhet fjalë për një inxhinier shqiptar i cili jeton në Londër prej dy dekadash.

Siç zbulojnë suplementet rozë në Shqipëri, partneri i Enit i ka kërkuar tash e një kohë zhvendosjen në Mbretërinë e Bashkuar por një gjë e tillë është refuzuar nga prezantuesja që po shijon momentet më të mira në profesionin e saj.

Dalja e përbashkët e çiftit ka ndodhur në ceremoninë e fondacionit të Lorik Canës me ç’rast janë shkrepur edhe fotografitë që po qarkullojnë në internet.

Ndryshe, hera e fundit kur Eni Vasili u përfol për një lidhje ishte vite më parë. Atëbotë, raportohej se gazetarja ka nisur romancë me ambasadorin rumun të akredituar në Shqipëri atëkohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm