Zbulohet kur nis Big Brother VIP dhe cili nga moderatorët do ta prezantojë

By

Muaj më parë, njëra nga figurat kryesore të ekranit shqiptar, Ledion Liço ishte ai që ngacmoi publikun nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, ku informohej se ekranit të Top Channel do t’i shtohej një tjetër format.

Big Brother VIP, një spektakël që u supozua se në fokus do të kishte një format ku do merrnin pjesë VIP shqiptarë, në mënyrën e zakonshme në të cilën jemi mësuar ta shohim “Vëllain e madh”.

Sipas IM Albania, gjithçka do të nisë sezonin e ardhshëm, për të sjellë diçka krejt ndryshe nga më parë. Personazhet e njohur të vendit do të jenë nën vëzhgimin e kamerave për 24 orë të ditës.

Nëse deri më tani na intereson së shumti të lexojmë apo të dëgjojmë diçka më tepër lidhur me të famshmit, tashmë do të kemi mundësinë t’i njohim edhe më mirë. Duke qenë se është diçka krejt e re për publikun, drejtimi i spektaklit nuk do t’i besohet Arbana Osmanit, e cila prej vitesh drejton Big Brother.

Do të jetë vetë Ledioni ai i cili do të ngjitet në skenë në rolin e moderatorit, për të prezantuar mbrëmjen e madhe, që siç e do zakoni, do të mbahet një herë në javë.

Image result for ledion lico

Artikuj të ngjashëm