Ish-Miss Kosova e zgjedhur në vitin 2016, i ka dhënë fund lidhjes së saj shumëvjeçare me të dashurin shqiptar, për të nisur një lidhje të re.
Modelja nga Argjentina, Camila Barraza, e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës para dy vjetësh, u nda nga Haris Çoçaj, por ajo nuk është beqare.
Sipas disa postimeve të fundit nga Camila, kemi vënë re se bukuroshja është në lidhje me një model serb i quajtur Djordje Jeliç.
Të dy kanë fotografi së bashku nëpër rrjete sociale dhe po jetojnë në të njëjtin lokacion, Dubai, atje ku gjendet edhe ish i dashuri i Camila’s, Harisi.
Ajo që bie në sy është edhe heqja e përshkrimit ‘Miss Kosova 2016’ në biografinë e ish-missit në Instagram, të cilin e kishte deri vonë./Prive.al