Zbulohet i dashuri i Nevina Shtyllës dhe ai nuk është Eros Grezda! (FOTO)

By

Është përfolur, është ngacmuar, është aluduar në shumë mënyra për një lidhje që nuk ka ekzistuar kurrë mes tyre.

Madje, nuk kanë munguar edhe batutat në transmetimet “live” në emisionet ku ajo moderon, si “Procesi Sportiv” apo edhe në “E Diell”, kur është pyetur mbi jetën personale, por ajo ka lejuar që gjërat të rrjedhin, njerëzit të vazhdojnë të mendojnë për diçka që nuk ekziston mes tyre.

Por e vërteta është që Nevina Shtylla dhe Eros Grezda nuk kanë qenë kurrë asgjë më shumë sesa thjesht të njohur ose miq së bashku. Prandaj, na vjen keq për sulmuesin e Kombëtares sonë, pasi “Panorama Sport” zbulon lidhjen e vërtetë të moderatores bukuroshe.

Ndoshta është shumë e vërtetë që futbollistët joshin shumë vajza, por ndoshta në rastin e Nevinës, dashuria e saj e vërtetë është për juristët, pasi i tillë është profesioni i të dashurit të saj, Arbrit, madje po flasin për një ndër studentët më ekselentë në të gjitha etapat e fakulteteve, masterave që ai ka kryer.

Po, i dashuri që aq shumë ka dashur ta mbajë sekret Nevina Shtylla quhet Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz duke qenë se ka ditur që të bashkëjetojë pa bërë “zhurmë” edhe kundrejt lajmeve “fake” që kanë qarkulluar në mediat e ndryshme, për një kohë të gjatë, lidhur me një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare, por që do ta kishin zili edhe në çdo vend tjetër të globit.

Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë, të paktën sipas informacioneve që ka ditur të grumbullojë “Panorama Sport” në mënyrë ekskluzive.

Aktualisht, Nevina po kalon pushimet e saj si shumë persona të tjerë, por shoqëruar çdo ditë edhe me postimet shumë sensuale në storit e saj. Por edhe pse Arbri nuk duket në këtë foto, edhe ai aty është…

Artikuj të ngjashëm