Ekskluzive: Hyseni thotë se ‘u pre në besë’ nga Unikkatil, zbulon prapaskenat e tentim-pajtimit

By

Rezistenca e Unikkatilit koncertin e mbrëmshëm sa i përket performimit të diss-it ‘Ju ha për s’gjalli’ në sytë e shumëkujt ishte e habitshme.

‘Pe lojmë rahat Hysenin sot. Ma mirë me i sha shk**et [serbët] se shqiptarët’ – deklaroi mes tjerash Unikkatili i cili pas insistimeve të vazhdueshme të fansave u detyrua të ‘dorëzohet’ dhe ta këndojë këtë këngë.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit shqipet e mija. Ju du!!!

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

Por pse fillimisht refuzoi? Cilat ishin prapaskenat e këtij qëndrimi të reperit?

Jo zyrtarisht, Prive.al ka marrë vesh se përflitet tash e një kohë që ndërmjetës duan t’i japin fund ‘beef’-it mes Viktorit dhe Hysenit, madje një gjë e tillë synohej të kryhej përpara koncertit në Mitrovicë, qytetin ku Hyseni ka kaluar kohën e fëmijërisë.

Për të marrë dy anët e medaljes, Prive.al kontaktoi ekskluzivisht Prince Double H i cili u prononcua për rastin duke shpalosur gjerë e gjatë versionin e tij të ngjarjes.

‘Është e vërtetë që ka pasur tentime nga disa dashamirë që ta përfundojnë „Beefin“ mes neve dyve. Kam pas mundësinë që ta pengoj koncertin, që të mos ketë koncert hiq por ndërmjetësuesit me kanë bindur që mos ta pengoj koncertin shkaku që moto e tij ishte „Bashkimi i trojeve shqiptare dhe Mitrovicës“. Ka pasë sinjale nga ana tjetër që do jenë të gatshëm të përfundojë „Beefi“ per hir të Shqiptarisë dhe për hir të rinisë, që të bëhemi të dy shembull për rininë tonë nga ndërmjetësuesit, që në koncert nuk do të ketë sharje apo diss kundër meje.’ – deklaron Hyseni.

Ai tutje është shprehur që me lëshimin e ‘Ju ha për s’gjalli’ në koncertin e mbrëmshëm ka përfunduar çdo lloj mundësie e pajtimit.

‘Ky ka qenë kusht që të përfundojë ‘beef’-i. Pala tjetër siç po shihet nuk e mbajti fjalën dhe në koncertin kishe për bashkim të trojeve tona dul dhe gjujti sharje në drejtim timin. Me këtë gjest ka përfundu gatishmëria për pajtim. Për pasojat që do vijnë tash e mbas janë përgjegjës ata që nuk dolën njerëz të besës dhe të fjalës dhe që me këtë rast dëshmuan se moto „bashkimi i trojeve“ ka qenë vetëm një justifikim për me mujt me mbajt koncertin. Tash e mas nuk ka nevojë që të vjen dikush tek une me mundu me ndërmjetësu apo me tentu me na pajtu. Justifikimi „nuk ka desht me bo dissin, po ju ka përul fansave“ nuk vlen. Burri burrë e mban fjalën dhe qëndrimin sikur burrë dhe mundet me u arsyetu edhe para fansave të vetë e nuk e ndërron mendimin sikur era.’ – përfundon Hyseni prononcimin për Prive.al.

Ndryshe, materialin me detajet për ardhjen e Unikkatil në Kosovë dhe organizimin e koncertit e gjeni të plotë më poshtë.

Artikuj të ngjashëm