Ajo është një vajzë e bukur se atraktive, që do donte ta kishte shumëkush për të dashur.
Por në krahët e saj deri më tash nuk kemi parë ndonjë partner.
E megjithatë, ajo është gjithmonë e rrethuar nga miqtë.
Madje, këngëtares Beatrix Ramosaj, ia ka ndriçuar jetën një djalë shumë i pashëm e i njohur në Shqipëri.
Fjala është për mikun e saj, fotografin Endrit Mertiri, me të cilin ka publikuar një fotografi ku shfaqen krah njëri tjetrit, si dy shokë të ngushtë.
“Folur me metaforë, kur ky djalosh shfaqet, kam ndjesinë se jam goditur nga një llambë. Ai e ndriçon jetën time”, ka shkruar bukuroshja, duke i futur edhe një të qeshur këtij përshkrimi, mbi fotografinë në të cilën ata të dy janë mishërim i atraktives. /Prive.al