Javë më parë, Prive.al konfirmoi lajmin se Ghetto Geasy është bërë bashkë me Shaoling Gang për një këngë.
Pas lajmit në të gjitha mediat rozë, kanë qenë artistët ata të cilët e konfirmuan edhe në rrjetet sociale duke bërë me dije se pjesë e bashkëpunimit është edhe Onati.
Ky projekt muzikor, i pari mes tyre pas ndërrimit të emrit nga Blunt dhe Real në Shaolin Gang, është finalizuar dhe do të dalë nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur Geti i cili postoi një fotografi të shkëputur nga videoklipi.
“Nesër e premte ora 15:00”, ka shkruar ai.
Sipas përshkrimit dhe hashtag, kënga quhet “Moti”./Prive.al