Ditën e djeshme festoi ditëlindjen Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias.
Ndryshe nga shumë ditëlindje me të cilat “bombardohet” rrjeti, kjo dukej të ishte më private.
Në darkë ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i fytyrave publike, veçanërisht nga Top Channel.
Në festë nuk munguan prezantueset e njohura Bora Zemani dhe Arbana Osmani. Aty ishte edhe opinionisti Arbër Hajdari me të fejuarën, sipërmarrësen Vlera Devolli, dizejnatori Valdrin Sahiti me bashkëshorten, Edita Ramadanin, Olsa Muhameti, Semi Jaupaj, Xhemi Shehu e të tjerë emra.
Ndonëse nuk pamë shumë nga festa, ka qenë Arbana ajo që na ka zbuluar befasinë e mbrëmjes.
View this post on Instagram
Ka qenë reperi Mozzik ai i cili ka performuar hitet e tij të cilat mesa duket janë të preferuarat e Sarës.
Sara edhe 100! /Prive.al