Gjatë ditës së sotme, portalet në Shqipëri shkruajtën se martesa e prezantueses së njohur Arbana Osmani është në krizë.
Lidhja 16 vjeçare po merr fund sipas të gjitha gjasave.
Mbi raportin e Arbanës dhe Arditit të reja janë raportuar në mbrëmje nga portali Blitz.al.
Burimet thonë se moderatorja tani nuk jeton më në njejtën shtëpi me partnerin por në një shtëpi më vete, së bashku me djalin. E nëse do të tregohemi pak të kujdesshëm, vemë re dhe një detaj tjetër që mund të merret si tregues. Unazën në dorën e majtë, të cilën Arbanës ja shikon pothuajse në të gjitha fotot e sezonit të vjetshëm të “Dua të të bëj të lumtur”, si për shembull:
Këtë sezon nuk e ka, ose të paktën puntatën e parë të programit të saj:
Megjithatë asgjë ende nuk është zyrtare apo e konfirmuar nga vetë ajo, e ndoshta edhe këtë herë Arbana jetën personale do ta mbajë personale.