Familja Kelmendi (ende) s’ka marrë pasaportat shqiptare

By

Këngëtarja Albina Kelmendi ishte e ftuar në emisionin Prive mbrëmjen e sotme. 

Nga Liverpooli, ajo tregoi më shumë mbi përgatitjet për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision javën tjetër. 

E pyetur mbi sfidat, Albina rrëfeu për herë të parë se në kuadër të turit të Eurovisionit, nuk kanë mbërritur të performojnë në të gjitha shtetet e parapara dhe kjo për një arsye që nuk do t’ua marrë mendja! 

Problemet me viza! 

Këngëtarja e njohur tregoi se të gjitha udhëtimet janë duke i bërë me pasaporta të Kosovës. Kjo sepse shteti shqiptar, nuk i ka pajisur me pasaportë përmes dekretit, përkundër se të gjashtë anëtarët e familjes do të garojnë në festivalin e madh për të përfaqësuar e lartësuar flamurin kuq e zi. 

Ky pa diskutim është një paradoks, marrë shkas nga një numër i madh i të famshmëve e të pafamshmëve të cilët janë pajisur me pasaportë por jo edhe familja Kelmendi. 

Albina në intervistë tregoi edhe për kontaktin në prapaskena me përfaqësuesin e Serbisë në festival. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm