Ylli i muzikës botërore vishet me imazhin e Dafina Zeqirit!

By

Diddy është një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës botërore.

Përpos si reper, Sean Combs njihet edhe si një nga producentët më me influencë.

Në një postim që ka bërë në Instagram me familjen e tij, në sy bie veshja që ka zgjedhur.

Bëhet fjalë për bluzën e Dafina Zeqirit e cila ishte realizuar për albumin e këngëtares shqiptare për tregun internacional para disa vitesh.

Në pjesën e shpinës shihet edhe portreti i Dafinës.

Kjo e fundit padyshim se është ndier e lumtur me këtë fakt e madje edhe e ka shpërndarë në llogaritë e saj në mediat sociale./Prive.Al

Artikuj të ngjashëm