Ylli i famshëm i rokut anulon koncertet, kthehet prapë në rehabilitim

By

Kitaristi kryesor i rock grupit më të famshëm botëror-Metallica, James Hetfield po kthehet në rehabilitim dhe si rezultat, grupi i rock-ut po anulon të gjithë turneun e tyre nëpër Australi dhe Zelandën e Re.


Ende është e paqartë se çfarë e shtyu këngëtarin kryesor të grupit të ri-hynte në një program rehabilitimi. Megjithatë rikithimi i tij në rehabilitim duket mjat serioz pasiqë këngëtari nuk ka qenë në rehabilitim qysh nga viti 2001.

Në një deklaratë për media grupi ka thënë se:

“Me keqardhjen më të madhe po informojmë fansat the miqtë tane se na duhet të shtyjmë turneun tonë të ardhshëm në Australi dhe Zelandën e Re. Siç ndoshta shumica prej jush e dini, vëllai ynë James është duke luftuar me varësinë ndaj drogës për shumë vite me rradhë. Ai tani, për fat të keq, është dashur të rihyjë në një program rehabilitimi për të punuar përsëri për shërimin e tij “.

Deklarata e Metallica vazhdon: “Ne e vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për vëllaun tonë, James dhe si gjithmonë, ju falënderojmë që jeni pjesë e familjes tonë Metallica.”


Banda thotë se të gjitha biletat nga turneu do të rimbursohen dhe se po punojnë që të riorganizojnë koncertet në ato vende sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Burimi: Tmz.com

Artikuj të ngjashëm