Këngëtari Yll Limani, ka bërë një rrëfim në rrjete sociale që lidhet me maçokun e tij të quajtur, Loki.
Ai tregoi se maçoku i tij, ka ndërruar jetë më 17 gusht, ditën e mërkurë. Ai u sulmua nga tetë qenë endacak në oborrin e shtëpisë së tij.
Ylli, ngriti zërin kundër qeverisjes së re komunale dhe iu bëri thirrje se një zgjidhje e rasteve të tilla duhej bërë menjëherë.
Ylli mbylli postimin përmes një fotografie mjaft emocionuese, në të cilën tregon tatuazhin në dorën e tij, të bërë në kujtim të Loki-t. /Prive.al