Këngëtari Yll Limani ka shfrytëzuar llogarinë e tij në instagram për të paralajmëruar projektin pasardhës.
Gjatë verës ai solli klipin ‘Emrin ma ke thirr’ që u pëlqye nga publiku i tij. E pas kësaj dhe duetit që solli me Gent Fatalin ka filluar punë për projektin e ri.
Ylli aktualisht është i angazhuar në studio ku është duke shkruar këngën e tij që do të publikohet gjatë këtij viti.
Emri i saj sipas postimit që ka bërë Ylli do të jetë “A ja ka vlejt”. /Prive.al