Nga të gjitha veshjet e markat në botë, ndodhë nganjëherë që dy të famshëm të kenë veshjen e njëjtë, e shumë shpesh të vishen njëjtë njëkohësisht.
Na duket interesante por nuk është e çuditshme që t’i analizojmë me syrin tonë kritik cili yll duket më bukur me veshjen e njëjtë. Krahasojmë kush duket më bukur, kush e kombinoi më mirë e kësaj radhe do të krahasojmë Beyonce me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha.
Të dyja këngëtaret kanë pozuar me një “bodysuit” të markës Marine Serre.
Beyonce e ka kombinuar kostumin me një pelerinë të zezë sandale dhe çantë nga po e njëjta markë.
Bebe e ka veshur me një palë këpucë stiletto dhe e ka kombinuar me një kapele të kuqe.
Të dyja janë me bodysuit të njëjtë, mirëpo padyshim që kanë shprehur individualitetin e tyre që i bëjnë të pashoqa.