Will Smith flet për famën, e përshkruan si “përbindësh”

By

Aktori i njohur Will Smith po reflekton mbi rreziqet e famës.

Smith foli në Festivalin Ndërkombëtar të “Red Sea International” në Arabinë Saudite të shtunën, ku ai e përshkroi famën si “një përbindësh unik” ndaj të cilit ai është përpjekur të jetë “i kujdesshëm”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk mund të emocionohesh kur të gjithë thonë gjëra të mira për ty, sepse sa më shumë të pranosh kur njerëzit thonë gjëra të mira për ty, aq më shumë do të lëndohesh kur njerëzit thonë gjëra të këqija për ty”.

Smith shtoi se misioni i tij në vazhdim është të jetë “i qartë se kush jam dhe çfarë po përpiqem të bëj në botë”.

“Nuk mund të kem nevojë që të tjerët të duartrokasin që unë të qëndroj i fokusuar në misionin tim. Gjithmonë kam dashur të bëjë gjëra të mira në botë”, tha ai.

“Gjithmonë kam dashur t’i bëj njerëzit të buzëqeshin. Unë kam qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj procesit të gëzimit dhe frymëzimit.”

Artikuj të ngjashëm