Prishja e fejesës paraprake, e kishte lënë me zemër të thyer këngëtaren.
Një lidhje e cila zgjati për ca kohë, shkoi drejt fundit dhe dyshja i hoqi unazat e fejesës për të vazhduar tutje me gjëra të reja në jetë.
Tani në gishtin e Lady Gagas, unazë ka vënë dikush tjetër. Sipas revistës amerikane të shoubizit, Gaga është fejuar me Christian Carinon pak kohë pasi u nda nga i pashmi Taylor Kinney.
Këtë e ka thënë për revistën një burim pranë çiftit, duke theksuar se ata janë fejuar në fshehtësi të plotë gjatë kësaj vere.
Madje, po raportohet se ata kanë shkuar aq tradicionalisht drejt këtij hapi, sa Carino i ka kërkuar dorën e Gagas edhe babait të saj.
Por meqenëse Gaga ka ca probleme me shëndetin së fundmi, ata janë të fokusuar në shërimin e saj dhe s’kanë plane për martesë. /Prive.al