VS MAN TANI NË TREG (VIDEO)

By

Vs Man është koleksioni më i ri dhe njëherit i pari për meshkuj nga dizenjatori Valdrin Sahiti.

35 lloje të veshjeve, më shumë se 30 aksesorë, kollare të llojllojshmë, kurdele, mindila ekstravagant dhe pulla të po këtij lloji janë kreacione të markës VS.

Tendenca e stilistit Sahiti përmes koleksionit VS Man ishte ta zhveshë shoqërinë tonë nga shablloni i klasikes së zezë dhe kombinimit të kësaj me të bardhen.

Koleksioni VS Man u identifikua me një lloj ekstravagance diku më pak e diku më shumë, e cila te disa vërehet në prerje e te të tjerat në kombinime.

Gjithçka e punuar nga dizenjatori u pranua edhe nga miqtë e tij, kjo u dëshmua nga kostumet e tyre që mbanin vesh e që ishin të po këtij koleksioni.  Ndërsa të tjerët iu gëzuan faktit që Valdrin Sahiti tani ka filluar të mendoj edhe për ta.

Hapja zyrtare e dyqanit me veshje për meshkuj u mbajt me miq, shokë dhe familjarë të stilistit, me ç’rast bashkarisht festuan arritjet e tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm