Vogëlushja e Aurela Gaçes është një yll në skenë fiks si mami

By

Se Aurela Gaçe vë skenën në flake sa herë performon ky është një fakt – dhe talentin e saj për perfomancë ia ka trashëguar edhe vogëlushes së saj pesë vjeçare, Abigail.

E vogla e këngëtares ka performuar në një skenë të madhe një koreografi vallëzimi dhe arriti si një profesioniste e vërtetë të menaxhonte emocionet.

“Abi ime, e vogla e mamës. Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën. Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….edhe mbi taka. Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh”, shkroi këngëtarja në një postim ndër të tjerash.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm