Me anë të një postimi ditën e djeshme, blogerja shumë e ndjekur shqiptare, Vjosa Muriqi zbuloi se në jetë erdhi fëmija i saj i tretë.
“Më daten 21.06.2021 u shtua familja jonë më një engjëll të tretë”, shkroi ajo ndër të tjerash.
Ndërsa së fundmi, po ashtu me anë të një postimi në Instagram ajo zbuloi gjininë dhe emrin e foshnjës.
Në jetë erdhi një vajzë që ia lanë emrin Neyla Muriqi.
“Te prift e mbara bija ime, qofsh gjithmon me shendet dhe e rrethuar me dashuri. Lumturia per ty mos u ndalt asnjeher, shpirti vogel. U rritsh me tana te mirat e kesaj bote, kem me qen gjithmon me ty dhe me te perkrah ne rrugen tende të kesaj bote. Te duam aq shum, sa as fjal nuk ekzistojn me i pershkrua ndjenjat per ty”, shkroi ajo. /Prive.al