Reperi Don Xhoni është ndaluar nga policia ditën e sotme. Burime të Prive.al kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Kalabria të kryeqytetit, atij i është gjetur një armë.
Burimet tona bëjnë të ditur se është hapur rast për “armëmbajtje pa leje” teksa Xhonatani është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.
Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.
Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar
Ndërkaq, pas lirimit me procedurë të rregullt erdhi edhe reagimi i parë i reperit që ishte në titujt kryesorë të ditës.
Reperi ka publikuar një fotografi të tijën në Instastory duke e shoqëruar me shkrimin, “King Boki”. /Prive.al