24 pranvera shënohen nga Kida me një gur të rëndësishëm në karrierë.
Këngëtarja ka publikuar albumin e saj të parë “Orchide” i cili tashmë gjendet në të gjitha platformat online.
Albumi përmban 12 këngë, shumica dërmuese prej të cilave të padëgjuara më herët.
Një prej tyre tashmë është publikuar me videoklip.
Në mesnatë, Kida ka nxjerrë projektin “Mo jo”, pjesë përbërëse e albumit. Kënga është punuar nga Mixey dhe e sjell këngëtaren me të vërtetë ndryshe.
Komentet pak orë nga publikimi kanë qenë mjaft pozitive. /Prive.al