Visar Peja rrëfen momentet e fundit të babait, Ismet Pejës

By

Lajmin për vdekjen e ikonës Ismet Peja e bëri djali i tij, këngëtari Visar Peja dje në një postim në Facebook, i cili në një tjetër njoftim tregoi se varrimi i artistit do të bëhet sot (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Ismet Peja ndërroi jetë në moshën 83 vjecare.

Visar Peja ishte e ftuar në një linjë direkte për RTV Dukagjinin ku edhe deklaroi, “Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë. Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”.

Visar Peja thotë se simboli i muzikës së vjetër qytetare, në datën 2 nëntor kishte pasur një sulm të dyfishtë, në tru dhe zemër.

Ai me tej tha se vdekja e babait të tij nuk ka lidhje me ndonjë infektim nga Covid-19.

“Babi po shqetësimit kardiak e ka pasur edhe shqetësimin e quajtur “moshë”. Ishin në pyetje 83 vjet dhe një ditë trupi i njeriut fillon të shpenzohet dhe një ditë të gjithë do të kemi fatin e babës”, tha më tej Visar Peja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm