Vidoeklipi ku Rita Ora shfaqet me veshje tradicionale bëhet shënjestër e kritikave

By

Rita Ora është kritikuar nga PETA për paraqitjen e një qeni me veshë të prerë në videoklipin e saj të ri.

Në mini-filmin, i filmuar në Bullgari, 30 vjeçarja, ecën përgjatë një rruge para se një ekstra i maskuar të shihet duke mbajtur pitbull.

Drejtori i bamirësisë së kafshëve Elisa Allen u ka bërë thirrje personave të famshëm që të dekurajojnë praktikën ‘mizore’ ndërsa deklaroi: ‘Gjymtimi i kafshëve për kotësi është i papranueshëm’.

Gjymtimi i veshëve është në kundërshtim me ligjin në Mbretërinë e Bashkuar sipas Aktit të Mirëqenies së Kafshëve nëse nuk kryhet për arsye mjekësore, por aktualisht nuk është e paligjshme të importosh ata që janë gjymtuar tashmë nga vendet e tjera.

Artikuj të ngjashëm