Ndër vite, këngët shqiptare shpesh janë bërë pre e diskutimeve për kopjime të mundshme të krijimeve nga vende tjera.
Por, viteve të fundit, përparimi i muzikës shqiptare ka bërë që ajo të shndërrohet në pikë reference për Ballkanin dhe jo vetëm.
Rasti më i freskët duket të jetë me këngën ‘Ajo’ nga Geti dhe Majk.
Vija melodike e këtij projekti muzikor është marrë komplet nga dy këngëtarë bullgar, Boris Dali dhe Elena Velevska në projektin ‘Shte si Moya’ të publikuar në Mars të këtij viti.
Nuk dihet saktësisht nëse vija melodike është marrë me leje mirëpo në asnjë moment nuk përmenden në kredite Geti dhe Majk si interpretuesit e versionit origjinal.
Për më tepër ndiqni videot e mëposhtme. /Prive.al/