Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje i është bashkuar Paradës së Krenarisë që po mbahet sot në Prishtinë.
Ajo publikoi një video nga vendi i ngjarjes në mesin e shumë njerëzve prezentë në këtë ditë celebrimi të komunitetit LGBTI.
Tubimi i njerëzve për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.
Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit. /Prive.al