Që nga gushti i vitit 2019, Aurela Gaçe nuk solli ndonjë këngë të re, por sot ajo rikthehet pas disa muajsh pauzë me prurje të reja.
“Veten dua gjallë” është kënga e cila do të publikohet sot në ora 18:00 në YouTube, teksa është lansuar traileri i saj.
Nga imazhet në klipin promovues, duket se kënga do të flas për dhunën ndaj gruas me tekst të shkruar nga Rozana Radi e muzikë të JohnVanRide.
“Veten dua gjallë” vjen me videoklip të MaxProduction./Prive.al