Vetëm katër muaj pas dhe Adrola ndryshoi mendje për këtë gjë!

By

Në shkurt të këtij viti, Adrola mori pjesë për herë të parë në një videoklip.

Si një fanse e muzikës dhe zërit të këngëtarit Eugent Bushpepa, bëri që Adrola të mos i rezistonte ofertës për të qenë në videoklipin e artistit nga Rrësheni. Ndoshta edhe fakti që edhe modelja vjen nga Rrësheni, e bëri ende më të përzemërt këtë ofertë.

Ajo pati thënë se nuk do ta shohim më në një videoklip: “Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot JO”.

Por tani pas 4 muajsh Adrola ndryshoi mendje!

Prive merr vesh që Capital T ka xhiruar një videoklip të ri, pjesë e të cilit është vetë Adrola.

Si duket ajo nuk mundi t’i rezistojë as ofertës së një artisti më në zë të momentit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm