Bukuroshja e Big Brother VIP Kosova 2 e ka konfirmuar ndarjen nga Lumbardhi.
SI një rrufe në qiell të pastër, lajmi ka ardhur përmes një shkrimi në Instagram.
Pa i përmendur emrin, Kaderi ka bërë të ditur se gjithçka mes tyre ka marrë fund.
Ajo nuk ka përmendur publikisht shkaqet por ka thënë që për çdo pyetje, e ka një përgjigje.
Zhvillimi vjen rreth dy muaj pasi i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre të nisur brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Duket se këtë herë më nuk ka gjasë për një ribashkim mes tyre. /Prive.al