Vetëm ajo e bën: Engjëllusha Salihu i këndon vjehrrës dhe ja si quhet kënga

By

Që nga fillimi i karrierës u ka kënduar raporteve familjare. Nënë e bijë, një vajze që shkon nuse, e nëj vajzë e cila ndahet nga i fejuari, pak para martese.

Këngëtarja Engjëllusha Salihu, me këngën e saj “Kanagjeqi”, ishte prezente në të gjitha festat e nusërisë që u bënë në Kosovë.

E tani ajo ka publikuar një këngë të re, që i dedikohet raportit vjehërr e nuse, një raport ky i vështirë dhe shpesh me probleme.

Por Engjëllusha, i ka dhënë një tjetër qasje. “Vjehrra më e mirë”, quhet kënga e re e saj, ku ajo i këndon marrëdhënies me të vjehrrën, duke e lëvdon nënën e bashkëshortit aq shumë, sa të bën të mendosh se cilat janë ato vjehrra “të këqija” për të cilat flasin nuset?

Artikuj të ngjashëm