Këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe e fejuara e tij, modelja Hailey Baldwin, mund t’i drejtohen altarit shumë më herët se që e kemi menduar.
24 vjecari dhe 21 vjeçarja janë parë duke arritur në zyrën e bashkisë ku lëshohen licencat e martesës gjatë së enjtes pasdite.
Dyshja janë parë në New York City, ndërsa TMZ raporton se Bieber ishte bërë tejet emocional te Zyra e Martesave, ku dëshmitarët e rastit kanë thënë se ai po qante e në një pikë të bisedës me Haileyn ka thënë: “Mezi po pres të martohem me ty zemër”.
Çifti u fejuan në fillim të kësaj vere, mirëpo nuk kanë folur publikisht për martesën ende. /prive.al