Sa herë që përmenden artistët më “fashion” e më të apasionuar pas modës, mendja na shkon te Jonida Maliqi.
Përveç se një këngëtare shumë e talentuar, ajo ka sens të jashtëzakonshëm për modën e për këtë arsye për një kohë të gjatë krahas muzikës është marrë edhe me biznesin e saj të veshjeve në Tiranë.
Ajo ka shije të hollë për modën por ama edhe shpenzon mjaft shumë!
Faqja shqiptare në Instagram, së fundmi ka zbuluar se sa i kushtojnë veshjet e aksesorët e Maliqit, të cilat ajo kishte pasur veshur në një event!
Vetëm çanta e saj nga Channel, kushton 4480 euro, e sandalet nga Givenchy, kanë çmimin prej 410-të eurove. Ndërsa, aksesori më i lirë në trupin e Jonidës janë syzet nga Adam Selman, që kushtojnë vetëm 100 euro. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BklB_v3DGNx/?taken-by=whattheywearin