Mbrëmë, është mbajtur festivali vjetor “Ohrid Fest 2022” në Ohër.
Në mesin e shteteve ballkanike që morën pjesë ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Vesa Smolica.
Para një jurie prestigjioze me artistë, kompozitor, tekstshkrues e këngëtar të njohur në të gjithë Evropën, Vesa prezantoi Shqipërinë me këngën e saj “Kaj”.
Smolica arriti të vlerësohet me vendin e 3-të në këtë festival ndër artistë të tjerë.
Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al
View this post on Instagram