Vesa Luma prapë shtatzënë?!

By

Ky informacion nuk është i vërtetë
Maji i 2016-tës për Big Bastën dhe këngëtaren Vesa Luma do mbahet mend gjatë.

Ishte pikërisht ky muaj ai që i dha epitetin e të qenurit prind me bekimin Lian që erdhi në jetë.

E pa u mbushur një vit i plotë, lindën dyshime mbi një shtatzëni të sërishme të këngëtares.

Shmangia e fotove me tërësi të trupit në fokus dhe një shtyerje nga planet e paralajmëruara për koncerte e projekte muzikore ishin dy indikatorë që nxitëm hamendësimet.

Por, e kontaktuar nga Prive, Vesa mohoi një zhvillim të tillë. ‘Duam ta shijojmë Lianin edhe pak ndonëse më ka marrë malli për ndjenjën e shtatzënisë por jo njëherë’ – u shpreh këngëtarja.

Duket se zgjerimi i familjes Xharri është në plane mirëpo me kalimin e kohës dhe jo kaq shpejt.

Artikuj të ngjashëm