Tha se ka pesë muaj pa e parë bashkëshortin e saj, reperin Big Basta.
Ndërsa tani po deklaron që është vetëm dy muaj larg aventurave dhe fillimeve të reja në jetë.
Këngëtarja e famshme kosovare, Vesa Luma, e cila ka jetuar në Tiranë që nga martesa e tutje, siç duket po e lë edhe Shqipërinë e edhe Kosovën për një tjetër vend të botës.
Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi me disa pinguinë, duke mos e shpalosur se për cilin vend bëhet fjalë.
Për Big Bastën u kuptua që është larg, por tanimë edhe Vesa duket se po i bashkohet atij.
Megjithatë, fotografia që Ves ka publikuar në Instagram, është e realizuar në Cape Toën të Afrikës dhe këta pinguinë jetojnë në atë pjesë të botës.
Athua Vesa po ikën në Afrikë? /Prive.al