Çifti mjaft i njohur shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta sot festojnë 6 vjetorin e martesës së tyre.
Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në një ambient përrallor në Kalajën e Lëkurësit në Sarandë.
View this post on Instagram
Sot përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Vesa Luma ka publikuar një fotografi nga darsma, me ç’rast ka bërë dhe një dedikim të veçantë për Big Bastën
“Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar 6 vite tani me ty Big Basta, të dua, mezi po pres të përsërisim betimet tona të dashurisë,” shkroi Vesa në postimin e saj.
Dyshja janë prindër të një djali, Lian. /Prive.al
View this post on Instagram