Vera ishte çmenduri dhe tani Dafina Zeqirit i duhet pak kohë për veten

By

Këtë verë Dafina Zeqiri ishte epitomi i produktivitetit muzikor dhe puna e pandalshme ka ndikuar në mirëqenien e artistes.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter ajo shkruan se kjo verë ishte çmenduri dhe se ka shumë nevojë për t’u kujdesur për vetveten tani.

“Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për tu kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”– ka shkruar Dafina krahas postimit të saj në Twitter. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm