Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, kohëve të fundit është duke punuar në albumin e saj të ri “Dafinë Moj” i cili do të publikohet së shpejti.
Ky album është dedikim për nënën e saj Melihate Zeqirin, me të cilën përbën edhe këngën e parë të albumit.
View this post on Instagram
Por si duket ky album ka lënë në veçanti mbresa të mëdha për një fanse të Dafinës, e cila ka vendosur që emrin e albumit, ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, në të cilin shkruhet “Dafinë moj”.
View this post on Instagram
Dafina përmes një postimi në Instagram, publikoi tautazhin, duke etikuar gjithashtu edhe ndjekësen në fjalë që e bëri këtë veprim. /Prive.al