Vendosi të flasë, aktori i njohur në betejë me depresionin dhe ankthin

By

Është njëri prej aktorëve më të njohur në kinematografinë botërore.

Aktori, i cili së fundi ishte në ballinat e shtypit rozë për shkak të heqjes nga miqtë në Instagram nga ana e gruas së tij, Blake Lively (për shkak të një roli), foli për një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Ryan Reynolds u hap rreth betejës së tij me depresionin dhe ankthin.

Në një intervistë të fundit, aktori i njohur kujtoi se gjithmonë ndjehej i tundur dhe tani e ka kuptuar se ishin shenja të ankthit, diçka me të cilën jeton akoma edhe si i rritur, transmeton Klan Kosova.

“Kam akoma depresion dhe ankth”, tha ai, duke shtuar se stërvitet zakonisht më shumë për t’u ndjerë më mirë çdo ditë.

“Për mua kjo është më shumë psikologjike. Ushtrimi është një mjet për t’i dëbuar demonët”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm