Prej momentit kur Agnesa Vuthaj u kurorëzua si më e bukura mund të ketë kaluar disa vite por pak ka ndryshuar për ish-Missin përgjatë viteve.
Ajo vazhdon të ruajë akoma bukurinë e saj magjepsëse dhe që i reziston viteve në mënyrë të pashpjegueshme.
Këtë e ka vulosur në imazhet e fundit nga një dasëm.
E veshur me kreacionin e dizajneres Besa Neziri Rugova ku dominon ngjyra e kuqe, përshtatur me një grim dhe frizurë verore, Agnesa ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj të shumtë në rrjetin social Instagram.
Për më shumë, fotografitë e mëposhtme. /Prive.al/