Aktorja Eliza Dushku përmes rrjetit social Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të veçantë.
Vëllau i saj Nate Dushku i ka dhënë fund beqarisë duke e gjetur fatin e jetës.
Por personi i zemrës nuk është siç mund të mendohet rëndom një grua, por një person i gjinisë së njejtë.
Tani kur martesat gay në SHBA janë të legalizuara nga shteti, në fotot e postuara në rrjete sociale shihet se çifti ka vendosur të zhvillojë edhe një dasëm me njerëz të afërm.
Ndryshe Nate Dushku shpeshherë ka qenë përkrah motrës, Elizës në role kinematografike. /Prive.al/