Azet depërtoi fuqishëm në tregun muzikor gjerman dhe atë shqiptar.
Reperi i njohur, lider i ‘KMN’ për të dytën verë radhazi ishte rekordmen i koncerteve në numër por edhe në pagesë duke lënë prapa reperë si Noizy që për vite të tëra ishin konsideruar si më të paguarit.
Por, nga familja e njejtë në skenë do e kemi një tjetër emër.
Fjala është për vëllain e Azet, Albin i cili pritet të debutojë në skenën muzikore me projekte personale.
‘Vëllai im, Albi. Është koha’ – ka deklaruar Azet në postimin e tij të fundit duke zgjedhur që ta promovojë pak vëllain në prag të debutimit.
Prive.al ka arritur të mësojë se Albi ka një listë të disa projekteve të përfunduara tash e disa muaj e të cilat pritet të nisin të publikohen së shpejti.
Bazuar në punën e bërë dhe talentin që Albi ka, ju themi se bëni mirë ta mbani në mend këtë emër sepse premton shumë. /Prive.al