Reperi Don Xhon feston sot 24 vjetorin e lindjes.
E lajmin se sot është “djali i ditëlindjes”, ylli i hitit “Mafia” e njoftoi përmes rrjeteve sociale.
“Veç 24 vjet sot, elhamdulilah”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në Instagram, ku numëron mbi 830 mijë ndjekës.
Në një postim tjetër, ai zbuloi se për këtë ditëlindje i ka blerë vetes si dhuratë një veturë luksoze të markës Lamborghini.
Dhurata Dora, Getinjo e Baby G janë vetëm disa prej figurave publike që e uruan reperin në postimin e ndarë.
Ndërkaq “Shoki” mbetet video projekti i fundit muzikor, i publikuar nga Don Xhoni.