Bernardo Bertolucci, regjisori italian i Last Tango in Paris dhe The Last Emperor, ka vdekur në Romë në moshën 77-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i tij i konfirmoi për BBC-së se Bernardo vdiq nga kanceri.
Bertolucci ka lindur në Parma në vitin 1941 dhe është regjisori i shumë filma të tjerë si The Conformist, The Dreamers, 1900 dhe The Sheltering Sky.
Fitues i dy Çmimeve Oskar, si regjisor dhe tekst-shkrues i The Last Emperor, ishte i njohur për stilin e tij të guximshëm vizual dhe u mbërthye nga polemikat pas përmbajtjes eksplicite seksuale të Last Tango in Paris.
Bertolucci filloi karrierën e tij si asistent -drejtor i Pier Paolo Pasolini në filmin e tij Accattone 1961.