Vdes novelisti i njohur spanjoll

By

Javier Marias, romancieri më prestigjioz i Spanjës në 50 vitet e fundit, ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE tha se Marias vdiq në një spital pasi nuk u shërua nga një infeksion në mushkëri.

Marias ishte autor i 15 romaneve, përkthimeve dhe koleksioneve të rubrikave të tij javore të gazetave.

Romanet e tij më të njohur përfshijnë Corazon Tan Blanco (Zemra kaq e bardhë), Todas Las Almas (Të gjithë shpirtrat) dhe Mañana En La Batalla Piensa En Mi (Nesër në betejë mendo për mua).

Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht dhe gjuhë të tjera.

Ai u konsiderua për vite si kandidati kryesor spanjoll për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë që kur Camilo Jose Cela iu dha ky nder në 1989, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Artikuj të ngjashëm