Nipi i Snoop Dogg vdiq vetëm 10 ditë pasi ka lindur.
Lajmi u bë i ditur nga djali i reperit, Corde Broadus përmes Instagramit, transmeton Prive.al.
“Djali im bëri gjithçka që duhej në 10 ditëshin e tij në këtë botë”, shkroi Broadus në një postim së fundmi.
Ai tha se Kai, djali i porsalindur, vdiq në krahët e tij.
“Ai vdiq në krahët e mi dhe ky moment nuk do të harrohet kurrë”, tha djali i Snoop Dogg.
Snoop më pas postoi një mesazh në Instagram duke thënë: “Nëse përballesh me diçka që nuk e kupton, zgjidh t’i besosh Zotit”.